WhatsApp vjen me nji risi të madhe

Mbas aktivizimit në remote të këtij funksioni, përditësimi i fundit i aplikacionit WhatsApp ka shtue zyrtarisht mundësinë e dërgimit të imazheve GIF të animueme.

Me këtë përditësim të WhatsApp mundeni me dërgue dhe me marrë nga miqtë tuej, imazhe të animueme GIF.

Mundeni edhe me dërgue video që zgjatin 6 sekonda ose ma pak si GIF: mjafton me klikue ikonën GIF mbasi të keni zgjedhë videon.