Wrio, nji tastierë e shpejtë për iOS në formën e nji koshere bletash, qe të rejat

Wrio asht tastiera ma e re e publikueme në App Store. Prezenton nji layout në formën e nji koshere bletash, që ofron butona ma të mëdhaj tue shfrytëzue po të njajtën hapësinë. Në këtë mënyrë, ka me qenë ma e thjeshtë me shkruejt, tue evitue gabimet gjatë shkrimit, falë edhe reduktimit të përmasave të butonit të hapësirës, që asht zavendësue nga dy butona të errët në qendër të tastierës.

Edhe butoni backspace asht eliminue. Nëse dëshironi me fshi diçka, mjafton nji swipe majtas nga çdo pikë e tastierës. Nëse bani nji swipe të tejzgjatun, mundeni me fshi ma shpejt. Tastiera Wrio mbështetë edhe gjeste të tjera, për shembull për me kthye edhe njiherë tekstin që keni fshi, për me shkrue me shkronja të mëdha, etj.