YouTube vjen me risinë për telefonat mobilë

Ndër temat kryesore teknologjike të momentit janë videot e drejtpërdrejta.

Mbas lëshimit të videove ‘live’ nga Facebook dhe Twitter, edhe Youtube lajmëron lansimin e tyne nëpërmjet kanalit të saj.

Përmes platformës mobile, Youtube ka vendosë me i sjell videot e drejtpërdrejta në aplikacionin mobil.

Simbas nji postimi në blogun e Youtube, për me i kqyrë videot ‘live’ në aplikacion, krejt ajo që duhet me ba asht me shtypë pullën e kuqe përmes të cilës lëshohet nji videom e cila asht tue u xhirue në kohën reale.

Në mënyrë të ngjashme, videot munden me u kërkue përmes rubrikës së kërkimit ose munden me u ba private në mënyrë që veç nji grup i paracaktuem i përdoruesve munden me e pa videon.