Zbulimi i ri për Tokën, i rrxon tana ato që dinim

Nji studim i ri, i publikuem këtë javë, ban me dije se Toka dhe objektet e tjera planetare, të formueme gjatë viteve të hershme të sistemit diellor, kanë origjinë të ngjashme kimike, nji zbulim ky që asht në kundërshtim të ashpër me atë që shkencëtarët kanë besue për dekada të tana.

Audrey Bouvier, profesor në Universitetin “Western Ontario”, Kanada, bashkë me disa të tjerë, kanë raportue se Toka dhe disa objekte të tjera jashtë tokësore, kanë nivele identike fillestare të Neodymium-142.

Neodymium-142 (142Nd) asht njani nga shtatë izotopet e gjetun në elementin kimik neodymium, nji metal, i cili gjendet me shumicë në koren e Tokës dhe që përdoret për përfitimin e magneteve për përdorim komercial, p.sh. të mikrofonave, ndigjueseve, etj.

Shkencëtarët thonë se Toka evoluoi nga materialet që ishin të ndryshme nga ato që përbanë planetët e tjerë, sikur p.sh. Marsin. Në anën tjetër, Toka ka ngjashmëni të madhe me Hanën, sa i përket përbamjes.