Zbulimi i shkencëtarëve për me ruejtë mjedisin

Nji grup shkencëtarësh në Islandë kanë ba nji zbulim tue injektue me dioksid karboni dhe ujë në basalt (guri vullkanik) në nji proces të quejtun “Procesi CarbFix.”

Shkencëtarët mbas projektit thonë se kjo metodë për kapjen e karbonit mundet me ndihmue në zvogëlimin e efekteve të emetimeve të CO2.