Zbulimi ma i ri i NASA’s. Detajet i mesoni n’orën 19:00

keplernasa

NASA ka lajmerue nji konferencë të jashtzakonshme për media sot n’orën 19:00, për me njoftue zbulimin e saj ma të fundit të bamë prej misionit të kerkimit të planeteve në hapsinë, “Teleskopi Hapsinor Kepler”

Kur Kepleri u gjuejt n’orbitë për herë të parë në vitin 2009, shkencëtarët nuk e dinin sa të shpeshtë ishin planetet përtej sistemit tonë diellor.

Por pa kalue kohë, teleskopi pruni lajmin se pothejse krejt yjet janë të rrethuem prej nji numri të madh botësh aliene.

Gjatë kësaj periudhe janë zbulue prej këtij misioni 1,041 planete, 12 prej të cilëve janë planete të ngjajshëm me Tokën në zonën e banueshme të yllit rreth të cilit rrotullohen.

Në vitin 2014, teleskopi hapsinor filloi nji mision të ri të quejtun K2.

Ky mision asht nji mundësi e re me studiu yje të sapolindun, supernova dhe fenomene të tjera kozmike.

Kjo don me thanë se nuk ka kufi çfarë mundet me u njoftue sot prej Nasa’s në këtë konferencë që ka me u transmetu në livestream.

Nëse keni pyetje, mundeni me i dergue në twitter te Nasa-s #asknasa.

 

keplernasaaa