Zbulimi që mundet me ndryshue historinë e njerëzimit (foto)

Zbulimi i disa strukturave në Antarktidë me nji ngjashmëni të tmerrshme me piramidat e Egjiptit, ka habitë shkencëtarët dhe nëse konfirmohet që bahet fjalë për vepra të dorës së njeriut, mundet me ndryshue krejtësisht historinë tonë.

Njana prej strukturave asht zbulue thuejse krejtësisht dhe ka nji ngjashmëni të madhe me piramidën e Gizas, pranë Cairo’s.

Shkencëtarët thonë se këto objekte ndodhen rreth 16 kilometra në pjesën tokësore të kontinentit të akullt. Nji nga teoritë dominuese për historinë e Antarktidës asht ajo që pohon se ky kontinent nuk ka qenë gjithmonë i ngrimë.

Besohet se rreth 100 milionë vite ma parë, ai ka qenë i mbuluem nga malet, lumej e liqene me temperatura të ngjashme me ato në Zelandën e Re sot.

auto_201611221500401061479825316

Kjo tezë argumenton këtë pretendim me faktin se, në akujt miliona-vjeçarë të Antarktidës janë gjetë gjurmë të 32 baktereve, që nuk i rezistojnë temperaturave ekstreme.

Nëse ka me u provue që strukturat janë të ndërtueme nga dora e njeriut, historia e njerëzimit ndryshon thelbësisht, tue pasë parasysh faktin që piramidat e Egjiptit janë ndërtue rreth 4500 vite ma parë dhe ende sot mbartin mistere të mëdha për studiuesit e tyne, sidomos për mënyrën e ndërtimit.