Zbulohet nji karakteristikë e pakandshme e iPhone 7

Brezi i ri i telefonave inteligjentë të Apple përfshijnë nji sërë karakteristikash inovatore, por jo të gjitha janë të jashtëzakonshme: Apple 7 vonon ma shumë për t’u mbushë se paraardhësit e tij.

Kështu iPhone 7 për t’u mbushë nga 0% në 100% i duhet dy orë e katër minuta, ndërkohë që iPhone 6S i duhen ma pak se dy orë.

Përsa i përket iPhone 7Plus, ai vonon për t’u mbushë ma shumë se tre orë.

Telefoni që mbushet për ma pak kohë asht prodhimi kinez i Meizu Pro 6 (nji orë e gjysë) që ndan vendin e parë me Samsung Galaxy S7.

Në vendin e fundit asht telefoni kinez Xiaomi Redmi Note 9, të cilit i duhen ma shumë se tre orë për të realizue nji mbushje të plotë.