Zbuloni ndryshimet që janë ba në Messenger nga Facebook

Nji ndër avantazhet, të cilat na ofrojnë rrjetet sociale asht sigurisht mundësia për me komunikue me personat ma të afërt për neve. Ka miq, me të cilit komunikojmë ma shpesh e ndajmë me ta tana ndodhitë e ditës. Por, sigurisht nji pjesë e mirë e miqve në Facebook munden me qenë edhe persona me të cilët nuk folim shume shpesh apo pjestarë të largët të familjes me të cilët folim shumë rrallë.

Shpesh bisedat e zakonshme fillojnë me përshëndetje “Tung? Qysh je ?” por që kjo gja asht disi e mërzitshme. Kështu që Facebook ka ndërmend diçka mjaftë interesante për këto raste.

Përpjekja e fundit e Facebook asht futja e nji “teme bisedë” – nji tipar që ofron sygjerime në lidhje me atë për të cilën kemi me folë me shokët. Messanger pritet me ardhë me nji risi të re tue na kallxue ma shumë për miqtë tanë.

Opcioni i ri i cili ka me u shfaqë ka me na njoftue për aktivitetin e miqve tue përfshi se çfarë muzike ata po ngojnë, cilin vend kanë me vizitue apo pse jo edhe planet që ata kanë ndërmend. Kështu çdokush ka me pasë ma të lehtë për me hapë nji teme bisede.

auto_fb-messenger1476795500-1 auto_fb-messenger1476795500