Zhdukni çdo gjurmë tuejën nga interneti veç me nji klikim

Sulmet e shumta të hakerave ndaj rrjeteve sociale, aksesi i webfaqeve të ndryshme, të cilat tashma keni mujt me i harrue se egzistojnë, ka ba që në internet me u gjetë informacione të shumta personale rreth jush.

Nga adresat te numri i telefonit, krejt këto informacione tuejat munden me u keqpërdorë nga persona të ndryshëm, raporton newsbomb.al.

Por, nji grup programuesish nga Suedia kanë krijue nji webfaqe që ju vjen në ndihmë për me zhdukë çdo informacion tuejin personal nga motorrët e kërkimit veç me nji klikim.

Deseat.me asht faqja që fshin prezencën tuej nga interneti. Ajo ju mundëson të logoheni me llogarinë tuej në Google dhe mandej të zgjidhni çdo informacion që doni me fshi nga faqet e tjera.