Zuckerberg ka publikue diçka interesante në profilin e tij

Tue nisë me nji fakt mjaft interesant, Zuckerberg ka nda në profilin e tij Facebook rezultatet e numrit të njerëzve në Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Simbas tij, në Facebook çdo muej bashkëngjiten 1.7 miliardë njerëz.

“Sot në Facebook janë po aq njerëz sa egzistonin në botë 100 vjet ma parë”, ka shkrue Zuckerberg në profilin e tij.

Ai gjithashtu, asht shprehë i kënaqun që ka arritë me ju ofrue njerëzve edhe mënyra të reja për shpërndamje të fotografive, e sidomos mundësisë për me u lidhë live në Facebook.

Ndër të tjera, në Messenger bashkëngjiten 1 miliardë njerëz, në Whatsapp 1 miliardë njerëz, në Instagram 500 milionë njerëz, dhe siç u përmend ma naltë 1.7 miliardë në Facebook, e kjo ndodh çdo muej.