Zuckerberg ‘varfnohet’ për 3.7 miliardë dollarë

Pamvarësisht rezultateve mjaft pozitive në dy tremujorët e parë të këtij viti, themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg mori nji goditje të randë të Mërkurën, ku në veç dy orë mbas mbylljes së bursave ai ka humbë 3.7 miliardë dollarë.

“Forbes” shkruen se pasunia e Zuckerberg ra në 50.6 miliardë dollarë, por megjithatë, ai qëndron në vendin e pestë në listën e ma të pasunve të botës, derisa mbas tij renditet miliarderi meksikan Carlos Slim. Para mbylljes së tregjeve, vlera e pasunisë së Zuckerberg ishte 54.4 miliardë $.