17 vjet nga thyemja e kufinit shqiptaro-shqiptar

Sot janë ba 17 vjet nga lufta e Koshares, nji prej betejave ma të mëdha të UÇK’s kundër ushtrisë serbe.

Me 9 Prill të 1999’s ishte thye kufini ndërmjet Kosovës dhe Shqipnisë, që ishte jo vetëm nji fitore, por edhe i hapi rrugën UÇK’s për transportim sa ma të lehtë të armëve nga Shqipnia.

E ky gur i kufinit, i larguem në atë kohë, nga Komandant Agim Ramadani, sot qendron ngjitun me shtatoren e tij në qendër të qytetit të Gjilanit.

Gjatë ditës së sotme në këtë pjesë të largët të Kosovës, në kufi me Shqipninë janë ba homazhe në nderim të të gjithë të ranëve në nder të betejës së Kosharës.
Kryeministri Mustafa qysh në mëngjes ka ba homazhe te varrezat e deshmorëve në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”.

Ai gjithashtu mori pjesë edhe në tubimin përkujtimor të mbajtun në Koshare.
I pari i Qeverisë e ka cilësue betejën e Koshares si simbol i unitetit dhe sakrificës sublime për çlirimin e Kosovës.

Simbas tij lufta që asht ba në këtë pjesë të Kosovës ka ndryshue jo vetëm historinë e Kosovës po t’krejt ballkanit perendimorë.

Ai tutje ka falenderue të gjithë ata që kontribuen në këtë luftë, përfshi edhe ushtarët e huej, të cilët kishin ardhë si vullnetarë në Koshare.

17 vjetori i Betejës së Koshares arriti me i ba bashkë mbas nji kohë të gjatë Kryeministrin dhe liderin e AAK’s Ramush Haradinajn.

Ish-komandanti i zonës operative të Dugagjinit tha se lufta e Koshares asht epilogu i luftës qindavjeçare të Koshares.

“Lufta e Kosovës, qindavjeçare, e ka marrë epilogun e saj në Koshare. Pa këtë betejë, ajo nuk kishte me qenë e plotë. Të gjithë komandantët, ushtarët, përfshi edhe të huejt, ja kanë dhanë vlerën e saj kësaj beteje”, ka thanë Haradinaj.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe shumë familjarë e të afërm të deshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK’s, si dhe shumë qytetarë nga e gjithë Kosova.