Ahmeti: Partitë i ndrruen kandidatët se Vetëvendosje e rriti standardin në Prishtinë (video)

Shpend Ahmeti, kandidat nga Vetevendosje per Prishtinen, ka thane se arsyeja pse partite tjera i kane ndrru kandidatet, asht pse e kemi rrite standardin.

Ai ka thane se Vetevendosja e ka pase pushtetin vetem ne Prishtine dhe se jane monitorue gjate gjithe kohes.

“Jam optimist per rezultatin e 22 Tetorin, dhe se jemi tue punue qe kete atmosfere pune me kthy ne vote”, ka thane Ahmeti.

Shpendi ka reague ndaj rivaleve te tij, Arban Abrashit dhe Lirak Celajt, tue thane se ata si zyrtare ne Qeveri kane qene bllokuesit ma te medhaj ne Prishtine ku asnjihere nuk e kane ngrite zanin per autobusat apo kthimin e Pallatit te Rinise nen menaxhimin e komunes.

Derisa per premtimet qe i ka dhane, Ahmeti ka thane se ato kane qene bazike dhe per toke te cilat i ka realizue.

Si per ujin, autobusat, çerdhet por edhe reformimin e mirefillte te QMF’ve.

Shpendi ka thane se ne mandatin e tij te pare ai i ka ndale te keqijat dhe i ka fillue gjanat e mira, por, i duhet edhe nji mandat per me realizue edhe programin per 4 vjeçarin e dyte.

Shpend Ahmeti keto komente i ka ba ne Rrokum Roll

Per ma shume shihne videon e plote. /Rrokum.Tv

 


 

 

 

Shperndaje në: