Dirigjentja e parë afgane: Kercenohet me vrasje nga axha i saj!

Ky asht pianisti i famshëm kinez, Lang Lang, me të cilin 19-vjeçarja Negin Khpalwak andrron me luejtë, derisa thotë se Chopin’in e ndigjon edhe kur flen.
Ajo asht dirigjentja e parë femën në Afghanistan, flokët e gjatë të së cilës fshihen mbas shamisë, por shkëlqimi i syve të zi ia ndriçon ftyrën.

Dashnia për muzikën e ka ba me sfidue regjimin e talebanëve, tue u rebelue ndaj familjes.

Në Chatral të Pakistanit, që asht qyteti im, nuk ka shkolla muzike e me studiue për muzikë asht e pamundun. Më thoshin se nji vajzë nuk mundet me luejtë muzikë, sepse asht kundër traditës.

Sot, ajo drejton Orkestrën Zhora, nji ansambël sinfonik krejt femnor, që përzien muzikën perëndimore me atë tradicionale.

Ka nisë me studiue tinza piano kur ishte 13 vjet, kur u transferue në nji jetimore të Kabulit.

Muzika asht gjithçka për mue. Më pëlqen Chopin, Beethoven dhe Tchaikovsky, por unë e adhuroj krejt muzikën perëndimore. Nji ditë sigurova nji koleksion të sinfonive të Bethoven’it e kur mbyllja sytë tu’ e ndigjue, më vinin ndër mend veç gjana të bukura.

Por familja e lëçiti mbas daljes së parë në televizion me Institutin Kombëtar Afgan të Muzikës.

Zgjedhja e Negin’it mund t’i kishte kushtue asaj jetën sepse gjatë nji koncerti të Institutit Kombëtar Afgan të Muzikës në Qendrën Kulturore Franceze në Kabul, dy kamikazë hodhën veten në erë, tu’ shkaktue plagosjen e randë të nji spektatori.
Në këtë video të vitit të kaluem, ajo shfaqet tu’ dirigjue orkestrën e Institutit Kombëtar Afgan të Muzikës, që luen Hymnin e Fmive Afganë, nji iniciativë e mbështetun nga Save the Children.

Përveçse dirigjente dhe pianiste, Negin luen edhe me sarod, dirluba dhe sitar, disa instrumente të muzikës tradicionale të muzikës në Pakistan, Bangladesh e Afganistan.

E ndoshta nuk asht rastësi që veç 200 kilometra nga qyteti i saj i lindjes, në të njajtin vit, në 1997, ka lindë nji tjetër simbol i forcës së femnave pakistaneze. Ajo asht Nobelistja e Paqes Malala Yousafzai.