Franco Zeffirelli – mbasardhësi i Leonardo da Vinci’t. 35 trashëgimtarë n’Itali

Ky asht Franco Zeffirelli, regjisori i famshëm italian i operas dhe i filmit, dy herë kandidat për çmim Oscar e disa herë fitues i çmimit BAFTA.

Ai njihet si mjeshtri ma i madh i operas lirike në të gjitha kohnat.

Që prej vitit 1965 e deri sa vdiq në vitin 2001, ai ka vu’ ne skenën e Teatrit “La Scala” të Milanos, operat ma të mëdhaja botnore, si “Paliaçot”, “Kavaleria Rustikana”, “Boheme”, “Traviata”, “Tosca”, e “Don Xhovani” me artistat ma të mirë të kohës së tij, si Pavarotti, Domingo, etj., por edhe ka realizue në filma kryeveprat botnore si: “Rome e Zhuljeta”, “Otello”, “Hamleti”, “Jane Eyre”, “Callas Forever”, derisa filmi i tij “Jezusi i Nazaretit” i vitit 1977, vazhdon me qenë ndër filmat ma të pamë nga besimtarët katolikë në tanë botën.

Në mesin e mbasardhësve të Leonardo da Vincit, Zeffirelli asht ma i njoftuni i shekullit të kaluem, ndërsa nji arkitekte e re nga Empoli, Elena Calosi, asht 1 ndër 35 mbasardhësit e gjeniut të madh, që jetojnë ende.

Kurse këta që shihni në këtë video janë disa prej 35 mbasardhësve, që ishin të pranishëm, bashkë me dy historianët italianë, Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato, në publikimin e trungut familjar të Leonardo da Vincit, në Firenze.

Kur Leonardo da Vinci vdiq në 1519, ai kishte lanë 6000 faqe ditar dhe dheta pyetje personale që ende kanë mbetë pa përgjigje.

Prandaj, dy historianët dolën me i prezentue rezultatet e punës 43 vjeçare për kërkimin e mbasardhësve të Da Vincit, në bazë të dokumenteve të gjetuna në Itali, Francë e Spanjë.

Ata janë fokusue në linjën atnore të Leonardos dhe zbuluen se janë rreth 35 persona në Firenze dhe fshatnat përrreth, në mesin e të cilëve asht nji polici, nji kuzhinier, nji ekonomist etj.

Nji nga mbasardhësit u shpreh i lumtun mbas këtij lajmi, tu’ shtue se pamvarsisht mbiemnit Da Vinci, e ka pasë të vështirë me provue se i përket trungut familjar të gjeniut të madh të Rilindjes fiorentine.

Megjithatë, histotrianët e pranuen se fati i mbetjeve mortore dhe ADN’ja e mundshme e Da Vincit, janë të dskutueshme.

Mbas vdekjes në vitin 1519 në Francë, trupi i tij u varros në nji kishë të vogël, e cila u shkatërrue gjatë luftnave të shekullit XIV.

Ma vonë, eshtnat e tij u rivarrosën në Saint-Hubert Chapel, ku edhe vazhdojnë me qendrue.

Për këtë arsye, historianët thanë se në t’ardhmen i pret punë ma e madhe për identifikimin e materialit gjenetik të Da Vincit, e për këtë, gjatë muejit të ardhshëm kanë me mbajtë nji konferencë ndërkombëtare dyditore.