Gara e intelegjencës: Vajzat ma të mençuna se djemtë

Të përkushtuem, të zellshëm, punëtorë e të vendosun ma shumë se kurrë ma parë për me përfitue armën ma të fortë të njeriut, dituninë.

Janë këta 250 nxanës nga mbanë Kosova që me vendosmëninë ma të madhe po e sfidojnë njani-tjertin në garën e intelegjences të organizueme nga fondacioni Atmosfera në Gjimnazin Hasan Nahi në Prishtinë.

Përndryshe, këta janë dijetarët që i sfiduen 2250 bashkëmoshatarët në fazën e parë të garës.

E i kënaqun me nivelin e dijes së nxanësve, drejtori i shkollës, Gazmend Aga para kameras së Tevizionit Rrokum porositi të gjithë që me investue sa ma shumë në arsimimin e tyne, ngase simbas tij, vetem me shkollim mësohet atdhedashnia e paqja dhe përmes tij luftohet dhuna e ekstremizmi.

T’u folë për nivelin e dijenis së të rijve, Aga tha se nga gara del se vajzat janë ma të mençuna se djemtë.

Ai poashtu për herë të parë para medias njoftoi se 6 vajza kosovare kanë kalue fazën eliminatore 1 në SHBA dhe 2 në Holandë, për me përfaqësue vendin tonë në garën ndërkombëtare me projekte shkencore.

E organizimin e nji gare të tillë e vlerësuen naltë si nxanësit, ashtu edhe prindërit.

Por ata nuk kishin fjalë të mira për punën e Ministrisë së Arsimit.

Kjo asht hera e tretë e organizimit të kësaj gare e për herë të parë këtë vit kanë me u organizue edhe Olimpiada Kombëtare “Atdhedashnia” ndërsa të Martën, në prani të drejtorëve të gjitha shkollave e vendit, ministrit t’Arsmit dhe prindërve, ma të mirëve e garës kanë me ju nda çmimet përkatëse.