Gashi: Kosova e kaloi sfiden e pare per liberalizim, per fazen e dyte jetike votat e Partive Popullore

Arben Gashi, deputet i LDK’s ka thane se ka pase lajthitje sa i perket raportimeve per liberalizimin e vizave te Kosoves, tue shtue se raporti i raportueses europiane Tanja Fajon ka kalue dhe ky raport thote se Kosova duhet me ec perpara.

Gashi ka thane se tash mbeten dy problemet kryesore sa i perket krimit dhe korrupcionit, si dhe Demarkacioni si pengese, por ai ka thane se tash edhe raporti per Kosoven ne Parlamentin Europian duhet me pase edhe pune individuale sa i perket kesaj pike me deputetete e PE’s, derisa ne vendimin tjeter, simbas tij, duhet pune me qeverite e vendeve perkatese.

Derisa per lojen e sotme, Gashi ka thane se pret fitore te Kosoves dhe te Shqipnise ne te njajten kohe.

Gashi keto komente i ka ba ne nji lidhje telefonike me Fidan Jupollin ne Rrokum Roll.