Gecaj: Qytetarët i kanë dy mundësi, me i votue vlerat demokratike apo marksiste-leniniste të koalicionit të territ e frigës! (video)

Bajram Gecaj, LDK ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, ka thane se ka pase nji deshire te jashtezakonshme te elektoratit per me pase nji marreveshje me Vetevendosjen per nji liste zgjedhore te perbashket, po kjo nuk ndodhi.

Ai ka thane se e kaluemja duhet me mbete ne histori, dhe metodat e Vetevendosjes  nuk duhet m’u perserite.

Simbas tij, e keqja ma e madhe ne kete mes asht PDK, se sa Vetevendosja.

“Koalicionin e territ duhet me çue ne shpi, ngase ai u ba krejt ne terr”, ka thane Gecaj, tue shtue se LDK-AKR-Aleanca asht koalicioni i shpreses.

Simbas tij, per dy vjet e gjyse, Qeveria e Isa Mustafes ka arrite me ndale krimin dhe korrupcionin, por sukseset e LDK’s e penguen PDK ngase ajo u frigue se ma nuk mundet me i fitue zgjedhjet, prandaj edhe e rrxuen Qeverine, ka nenviziue Gecaj.

“Qeveria ka ece mire, dhe per here te pare, ka pase nji pozitivitet te madh”, ka theksue Gecaj, tue mos harrue  se e vetmja pjese e cila nuk ka ece ka qene ajo per Demarkacionin.

Gecaj per fund ka thane se qytetaret i kane dy zgjedhje ne tavoline: Me i votue vlerat demokratike apo marksistat e leninistat te koalicionit te territ dhe te friges.

Gecaj ka fole edhe per shume çashtje, por per ma shume shihne videon e plote. /Rrokum.Tv