Hapet Kongresi nderkombëtar i shkencave mjekësore

Marrin pjesë 550 studentë e prezentohen mbi 60 punime shkencore
Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, nji projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi, ka nisë sot në Prishtinë.

Qëllimi i tij asht stimulimi dhe ngritja e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rijë të shkencave mjekësore, mbi randësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.

I pranishëm ishte edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, i cili tha se ky kongres asht shembull i bashkëpunimit.

Ai u zotue se ka me mbeshtet edhe ma shumë punën kërkimore që bahët nga studentët e mjekësisë.

Simbas tij punimet e prezentime në këtë Kongres kanë më shërby edhe si referencë shtesë për informacionin shkëncor ekzistues per me avancue edhe ma tutje.

Kongresi u mbajt në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Organizatën Botnore të Shëndetësisë.

Në kongresin e Gjashtë u prezentuen mbi 60 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës aktiv dhe pasiv ishin rreth 550 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.