Haxhiu: Albin Kurti sot me krejt qenien asht mundue me prishë unitetin politik për Haradinajn (video)

Kërkesa e Serbisë për ekstradim të Haradinajt asht shpallje lufte, andaj në rast t’ekstradimit Qeveria duhet me shpallë gjendje gatishmenie.

 

Bekim Haxhiu, deputet i PDK’s, ka thanë se për fat të keq partitë opozitare shpesh herë kur kanë nevojë me pasë unitet, ato po tentojnë me rrenue këtë unitet.

“Ishte përpjekje sot e hapun e Albin Kurtit tue permend nja 10-15 emna për rastin e reciprocitetit me Serbinë, qe me zhvendosë vemendjen prej diskutimeve për Ramush Haradinajn në diçka krejt tjetër”, ka thanë Haxhiu, tue shtue se ja ka thanë n’sy Albinit se kjo asht demagogji dhe hipokrizi e tij.

Ai ka shtue se në periudhën kur asht kerkue reciprocitet me Serbinë, biznismen prej Vetëvendosjes, kanë ba biznis me Serbinë dhe vazhdojnë me ba.

Haxhiu ka thanë se personalisht ka dhanë gjithçka prej vetes për lirinë e këtij vendi.

Simbas tij, Kurti ka tentue hapun me prishë unitetin për Haradinajn.

Derisa për deklaratat e Rakic’it  për murin n’Mitrovicë, ai ka thanë se ato janë të kota tue shtue se Qeveria në ditën në vijim ka me krye punën e vet, kurse për deklaratat e Bahtirit, ai ka thanë se para se me dhanë fjalë të mëdha duhet me krye punët e tij që i takojnë.

Deputeti i PDK’s ka thanë se marrëveshja e Brukselit nuk e parasheh nji muri të tillë, dhe se kjo asht lojë e strukturave paralele serbe.

Qeveria e ka obligim qe me nisë akcionin e saj ligjor e kushtetues, për me rrxue murin, ka shtue Haxhiu.

Haxhiu ka thanë po ashtu se duhet me u ndryshue formati i bisedimeve të Brukselit, tue thanë se nëse ndodh nji ekstradim i mundshëm i Haradinajt atëherë ka me kanë provokim dhe se ka me u ndez shkendija e parë për luftë.

Qe simbas tij, nëse ndodh nji gja e tillë, atëherë krejt mekanizmat e sigurisë duhet me u vnue në gjendje gadishmënie.

Por ai ka thanë se beson që Franca ka me marrë vendimin e drejt dhe se ka me lirue Ramush Haradinajn.

Bekim Haxhiu këto komente i ka ba në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum.

Për ma shumë shihne emisionin e plotë. /RROKUM.TV/