Jakupi: Kam me ofrue nji ekip të ri i cili ka me ndryshue Kamenicën (video)

Kandidati i AAK’s per kryetar te Kamenices, Faton Jakupi, ka ba fajtorë PDK’n dhe LDK’n per gjendjen ne kete komune.

“Te dyja keto parti kane qeverise me Kamenicen, prandaj jane konsumue, une ofroj nji ekip te ri qe ka me ndryshue Kamenicen”, thote Jakupi ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Ai thote se Kamenices i ka kushtue fakti se kur njana parti ka udheheqë me kete komune, e njajta parti nuk ka udheheqë edhe me Kosoven.

“Shumicen e pazarit, qytetaret e bajne ne Gjilan, kjo flet ma se miri per zhvillimin e Kamenices”, shprehet Jakupi.

Jakupi ka thane se ne Kosove ende thuhet “Kamenica e Gjilanit”, ndersa thote se me ardhjen e tij ne pushtet, Kamenica ka me qene Kamenicë.

Per me shume shihne videon e plote. /Rrokum.Tv

 

 

 

Shperndaje në: