Konjufca: Këto ditë kanë me dalë faktet për lidhjet e Lutfi Zharkut dhe LDK’s për dallaveret në shpronësimin e tokës n’Kaçanik (video)

Deputeti i VV’s, Glauk Konjufca, ka thanë në Rrokum Roll të TV Rrokum, se nese faktet per ministrin e bijqesise, Nenad Rikalo, jane ashtu qysh po flitet, dhe Qeveria e Kosoves e ka dijte kete, atehere, pse nuk guxohet me u ndermarre kurgja ndaj tij.

“Deshmitarë ka, jane nga Lagjia Dardania, te cilet po thojne se ky njeri ka malltretue shqiptarët gjate viteve 90’ta”, thekson Konjufca, tue shtue se, opozita duhet me u sigurue mire per te verteten e kesaj dhe mandej me fillue me protesta.

“Ka me ardhe nji kohe qe kemi me ja dhane nji afat 24 ore Qeverise me shkarkue ministrin Rikalo”, thote ai.

Konjufca konsideron se ne kete kohe ma mire asht me i besue qytetarëve se Qeverise.

“Kjo qeveri mvaret nga Lista Serbe, prandaj nese ja heq kesaj Liste nji minister, mundet me ra Qeveria”, shprehet Konjufca.

Konjufca ka fole edhe per temen e ikjes se qytetarëve nga Kosova.

“Ata qe jane ba milionerë kenaqen me kete”, konsideron Konjufca.

Tue fole per qeverisjen me VV’n ne krye, Konjufca ka permend ministrin Lutfi Zharku, si shembull te nji ministri qe nuk mundet me qene ne nji qeverisje te tille.

Madje, Konjufca, paralajmeron publikimin e disa fakteve me shpronesimet e tokave nga kjo ministri ne territoret e Kaçanikut dhe te Vitise ne autostraden per ne Shkup.

 

Shperndaje në: