Konjufca: Pa të kungue Kadri Veseli, s’mundesh m’u ba Kryeministër! VV ka me ndryshue kete metode me çdo çmim! (video)

Nëse Hashim Thaçi e shkele Kushtetuten per madatimin e Qeverise, kemi me rxue me protesta

 

Glauk Konjufca nga Vetevendosje, ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, tue fole per koalicionin PAN ka thane se, sa i kane pase numrat per demarkacionin po aq i kane numrat per Qeverine.

Ai ka thane se PAN nuk i ka numrat.

Simbas tij, fjalet e tyne jane vetem sa me ble kohe, dhe me ba presion medial.

Konjufca ka thane se kjo edhe nese ndodh, nuk ka ma zgjate shume, sepse Kryeministri i vendit duhet me qene pergjegjes per idete dhe konceptin politik.

“Partia Demokratike ka me dominue Qeverine, sepse ata kane ma shume numra”, ka thane Konjufca, tue shtue se keshtue ka psue edhe LDK.

Deputeti i Vetevendosjes ka thane se PDK asht e keqja ma e madhe e vendit.

“Nese nuk te kungon Kadri Veseli, nuk mundesh m’u ba Kryeminister i Kosoves”, ka thane nder te tjera Konjufca.

Ai ka thane se PDK duhet me shkue ne opozite dhe se demokracia duhet me linde ne Kosove.

Simbas tij, vetem Vetevendosje ka me ndryshue me çdo çmim ketë metodë te keqe.

Derisa ka fole per mandatarin e Qeverise caktue nga Presidenti Thaçi, Konjufca ka thane se nese Hashim Thaçi e shkele Kushtetuten per mandatarin e Qeverise, na te VV kemi me rrxue me protesta.

Per ma shume shiheni videon e plote. /Rrokum.TV