Kqyreni tregimin per dy vllazen qe paralizohen kur perendon Dielli!

Këta janë 2 prej 6 femive të familjes së Mohammad Hashimit, që jetojnë në nji fshat të vogël në Quetta, kryeqendra e provincës jugperëndimore Baluchistan të Pakistanit.

 
Njani 9 dhe tjetri 13 vjet, ata po thirren prej medias vendore e ndërkombëtare si “femitë diellorë”, sepse janë krejt normal gjatë ditës, por sapo perëndon dielli, ata bien në nji gjendje paralize vegjetariane, të paaftë për me folë e levizë.

 
Të dy femitë mesojnë në nji shkollë islamike, e njani prej tyne don me u ba mësues, e tjetri dijetar islam.

 
Rasti i tyne, i dyshuem për simptomën Masthenia, hidhet poshtë prej mjekut Javed Akram, profesor në Institutin Pakistanez të Shkencave Mjekësore.

Nuk ja kam idenë se çka mundet me i shkaktue simptomat, – tha ai, sepse në agim, sapo lind Dielli, ata i kthehen aktiviteti normal.

Trupat e tyne janë të sinkronizuem me lëvizjen e Diellit, thotë Akram.
Media pakistaneze raporton se mostrat e gjakut të tyne, por edhe të tokës, ajrit e ujit nga fshati ku jetojnë, janë dergue në 13 qendra mjekësore në tanë botën, përfshi edhe John Hopkins Medical Institute në Amerikë dhe Guys Hospital në Londër, por deri tash nuk ka përgjigje.

Nderkohë, vllaznit Shoaib Ahmed Abdul Rasheed u trajtuen falas nga qeveria në kryeqytetin e vendit, Islamabad, për shkak se vijnë nga nji familje e varfën.
Madje, mjekët e hodhën poshtë idenë e ndikimit të Diellit në shendetin e femive, tue thanë se ata munden me levizë normal gjatë ditës, nëse futen në nji dhomë të errët.

Por baba i femive, nji roje në Universitet, ngul kambë se djemtë e marrin energjinë nga Dielli.

Madje ai thotë se edhe djali tjetër, Ilyas, ka të njajtat simptoma.
Mohammad Hashim dhe grueja e tij janë kusheri të parë, e atyne u kanë vdekë edhe dy prej 6 femive, ndërsa 2 të tjerët janë krejt normalë.