Krasniqi: Posti i Kryeministrit po e pamundëson nji front të fortë opozitar! (video)

Jakup Krasniqi nga NISMA, tue fole per koalicionet, ka thane se deri ne keto momente mundemi me fole se tash per tash mbetet koalicioni AAK-NISMA, por edhe Balli Kombetar Demokrat, si edhe priten aderime prej shoqnise civile.

Ai ka thane se ka qene ma mire sikur te bahej nji bllok i forte opozitar, por duhet te presim ende, sepse ne nji moment te fundit, mundet me pase befasi.

“Por, e mira e se mires kishte me qene qe partite opozitare me qene ne nji koalicion te perbashket, per me qene ma garantuese si blloku fitues”, ka shtue Krasniqi.

Ai ka nenvizue se NISMA ka qene gjithmone za bashkues i Opozites, por ne kete drejtim edhe tash nuk kemi penges si subjekt, por te tjeret kane pengue.

Edhe sot vazhdojme me besue se partite opozitare kane me qeverise me vendin, por tash po e presim fillimin e fushates zgjedhore per me i prezentue programet politike para qytetareve.

Krasniqi ka thane se pozita e Kryeministrit asht çashtje kyçe, e cila i bane partite per mos me qene shume komunikuese e bashkepunues, por mundet me qene edhe ndonji arsye tjeter.

Jakup Krasniqi ka thane se mbrenda oresh munden me ndrrue qendrimin dhe me ba koalicion me ato parti, te cilat edhe kane tha se ma heret nuk bajne koalicione.

Ai ka kallxue per here te pare se Nisma ka pase mundesi me hy ne qeveri, por nuk e ka tradhtue elektoratin, qysh ne vitin 2014.

E kur ka fole per mocionin, Krasniqi ka thane se e kane gjete momentin e duhun, sepse PDK-LDK nuk kane ba marreveshje per me prishe koalicionin.

“Na presim qe Kryeministri i ardhshem me qene prej Opozite”, ka shtue Krasniqi.

Krasniqi ka thane se presin nji ndryshim ne qeverisjen e vendit per me fillue me nji orientim te ri, e qe simbas tij e sjell vetem Opozita.

Jakup Krasniqi keto komente i ka ba ne emisionin Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Rrokum.Tv