Triumf i madh i Sevilla’s – Kampion në Europa League

Sevilla asht kampion i Europa League, mbasi ka fitue kundër Liverpool me rezulltat 3-1, tue u konfirmue si kampion i padiskutueshëm në këtë garë.

Finalja e Europa League e ka dhanë nji pamje të nji ndeshje shumë të fortë dhe me plotë sulme. Pjesën e parë e ka dominue Liverpool në tana aspektet, çka ka rezulltue edhe me gollin e Sturridge në minutën 35.

Me të fillue pjesa e dytë Sevilla ka barazue me anë të sulmuesit Gameiro, tue e hapë ndeshjen menjiherë, transmeton Rrokum.TV.

Mbas gollit të barazimit, Sevilla e ka dominue takimin tue ba sulme të njimbasnjishme. Këto sulme u kunorëzuen me dy golla të lojtarit të Sevilla, Coke, në minutat 64 dhe 70.

Sevilla ka zhvillue nji lojë krejtësisht tjetër nga ajo në pjesën e parë. Kjo fitore e ka konfirmue Sevillen në nji ekip qe nuk lëshon pe në Europa League, mbasi e ka ba këtê garë si me qenë personale e saj.

Ky asht titulli i tretë për trajnerin e Sevilla, Unai Emery me këtë ekip mbrenda 3 vjete dhe në këtë finale ka qenë si kampion aktual. /Rrokum.TV