SKANDAL: Nafta ne Kosove hyn me vule te laboratorit te pacertifikuem!

U desht qe Ambasada Amerikane me instalue nji mates te ndotjes se ajrit per me kuptue se na, qytetaret e Kryeqytetit te Kosoves, po jetojshim ne njanin nga qytetet ma te ndotuna n’Europe! Bashke me qytetin e Tiranes.

Me nji hulumtim te shpejte u kuptue se ndotja e ajrit vjen nga tymtaret e KEK, nga mungesa e siperfaqeve te gjelbrueme ne Prishtine, nga kerret e moçme mbi 10 vjeçare dhe nga cilesia e naftes qe po hyn ne Kosove.

Divizioni investigativ i Televizionit Rrokum ka gjete se per cilesine e karburanteve, si nji prej shkaktareve ma te medhej te ndotjes se ajrit, nuk ushtrohen kontrollet e duhuna, e ne te shumten e rasteve, keto kontrolle falsifikohen ne menyre flagrante.

Por, kush duhet ta kontrolloje cilesine e karburantit? A ka Kosova laboratore qe masin cilesine e naftes kur hyn ne Kosove?

Hulumtimi i Rrokum konstaton faktin skandaloz se:

KOSOVA, AUTORITETET E SAJ, NUK E KONTROLLOJNE CILESINE E NAFTES QE HYN NE VEND!!!

Nji burim i Televizionit Rrokum, ka shpreh dyshime per dy vulat e vendosuna në certifikatën e analizave te nji sasie karburanti te importuem ne Kosove. Njani laborator nga Italia, i quejtun  ‘Laboratorio chimico della raffineria di Milazzo S.C.p.A’, asht i akredituem nga Drejtoria për akreditime italiane vetem për 3 parametra, qe nuk perputhen me standardet qe aplikohen ne kete produkt importi. Ndërsa, tjetri laborator, ‘INTERTEK ITALIA S.p.A.’,  nuk ka hiç akreditim për analiza të derivateve të naftës, po asht për tekstil, plastikë dhe mëndafsh.

intertek-faksimil

Atehere, kush e kontrollon cilesine e karburantit qe e djegin automjetet e Kosoves?

I vetmi kontroll qe i bahet cilesise se naftes vjen nga rafinerite dhe agjencite qe ato i angazhojne per me leshue certifikata analizash.

Po çka thote Ministria e Tregtisë dhe Industrisë per skandalin e moskontrollit te cilesise se naftes ne Kosove?

Në nji prononcim për Televizionin Rrokum, ministrja Hykmete Bajrami shprehet se nuk ka dijeni per kete gja.

hykmete

Divizioni investigativ i Televizionit Rrokum ka verifikue te dhanat qe ne redaksi i kane sjelle palet e damtueme me moskontrollin e cilesise se naftes dhe ka konstatue kete skandal:

Se importet e naftes ne Kosove bahen permes vulave te falsifikueme te laboratoreve qe nuk jane te akreditueme per me dhane certifikata cilesie te karburanteve.

Pyetja me të cilën ju kemi drejtue prapë Ministrisë së Tregtisë per sqarime, na u kthye me pak ironi:
“Ne do të duhet të i themi Bashkimit Evropian e edhe EA (European co-operation for Accreditation), që ata të përshtatin legjislacionin e tyre me atë të Republikës së Kosovës (respektivisht UA-në 07/2012). Kjo jam i bindur se nuk do të ndodhë.
Ne si DAK, MTI dhe si Kosovë, mundohemi që të përshtatim legjislacionin tonë me atë të BE-së, andaj ne si DAK në momentin që EA, BE i pranon ato metoda edhe DAK si anëtare e atij asociacioni i pranon të njëjtat.
Rrjedhimisht, DAK nuk ka mandat të korrigjoj apo ndaloj proceset evropiane dhe ndërkombëtare, që t’jenë të përshtatshme për të gjithë!”,
asht thanë në e-mail’in e Drejtorisë së Akreditimeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

 

Ate qe i shpeton dhe nuk e ban Ministria e Tregtise, e konstaton lehtesisht investigimi i Televizionit Rrokum:

INTERTEK ITALIA S.p.A. , e cila e ka vulën e saj në certifikatën e analizave duke vertetue zyrtarisht rezultatet e analizave te karburantit te importuem, nuk asht e akreditueme per me leshue certifikata per cilesine e naftes!!!

Televizioni Rrokum ju ka drejtue zyrtarisht autoritetit te akreditimit te bizniseve italiane dhe ka marre pergjigjen se Intertek Italia, e cila i vulos certifikatat e cilesise se naftes qe importohet ne Kosove nga rafinerite e Shqipnise, dhe ka marr kete gjegje:

INTERTEK ITALIA – NUK ASHT E AKREDITUEME PER ME DHANE KESO CERTIFIKATA.

Qe çka thuhet ne pergjigjen qe ja drejtojne Televizionit Rrokum:

“Laboratori Intertek SPA me numer akreditimi 0597 nuk asht i akredituem nga Enti Italian i Akreditimit per testime te karburanteve dhe nenprodukteve te tij. Mbesim ne dispozicionin tuej per çdo pyetje qe mund te keni.”

Ky skandal qe  konstaton divizioni investigativ i Televizionit Rrokum, asht deshmi per deshtimin e procedurave te Ministrise se Tregtise n’kontrollin e cilesise se naftes se importueme dhe mbrojtjen e konsumatorit nga mashtrimi. Por, njekohesisht asht edhe nji kambane alarmi per gjithe institucionet e tjera ligjzbatuese per te nxjerr pergjegjesit e kesaj situate.

Mirepo, derisa keto institucione te vihen ne levizje, qytetareve nuk ju mbetet tjeter veçse me i lexue te shqetesuem raportet e cilesise te perkeqesueme te ajrit qe e thithin çdo dite.