“Me perkujto me kujdes”, përformancë qysh me i zvogëlue aksidentet

Ne pamundësi për me u taku me ju, ju dëshiroj jetë të gjatë e të lumtun, nese e takoni mamin tim, përqafone dhe i thueni se e due shumë.

Ju të dashtunit e mi në fund kam nji porosi për ju, sa her të më kujtoni mue, të bani kujdes, se keni vetëm nji jetë, …dhe ti o baba, e di se të ka marrë malli për mue, të përqafoi shumë, por kur të dalësh në rrugë me kerr mos vozit shpejtë dhe më kujto mue me kujdes.

Me këto fjalë të shkrueme e të vendosuna bri ndërtesës së Ministrisë së Kulturës dhe kësaj performance në zebrat e vendkalimit te sheshi u përkujtuen viktimat e trafikut.
Organizatori Naim Berisha nga Qendra për zhvillim Multikulturor tregoi arsyen e kësaj iniciative.

Berisha tha se iniciativa sensibilizuese nuk asht mbështet nga institucionet, simbas tij neglizhenca e tyne tregon edhe korrupcionin aktiv në to.

Megjithëse mbrapa kamerave Berisha u shpreh i revoltuem në insitucionet, tue thanë se janë të korruptuem dhe se sherri i tyne numri i aksidenteve dhe viktimave të trafikut asht në rritje
Simbas tij 70% e patent shoferëve janë të bleme me pare.

Por i pytuen para kameras për këto fjalë ai refuzon me u pergjigjë tue thanë se nuk asht as polic e as prokurorë për me e kallxue korrupcionin e nivelin e tijë në istitucione.