N’vitin 2026, 7 njerëz kanë me jetue në Mars

Bash kur kemi mendue se Elon Musk nuk ka çka me synue ma shumë, se i ka mbrri krejt, kompania private e hapsinës SPACE X e miliarderit Musk zbuloi planet e saj për dërgimin e anijeve kozmike në Mars në vitin 2018.

Emni i projektit asht Red Dragon apo “Dragoni i kuq” dhe tashma kanë fillue përgaditjet dhe testimi i paisjeve të nevojshme për me arritë në planetin e kuq.
Gjatë këtij viti, kjo kompani ka me publikue detaje të tjera të projektit dhe teknologjisë që ka me e perdorë për kolonizimin e Marsit.

Njoftimi për këtë projekt vjen vetëm disa javë mbasi SpaceX ka ba lancimin e raketës nga deti, mision ky që deri tash konsiderohej pothuejse i pamundun dhe i tillë vazhon me qenë për kompanitë tjera të hapsinës.

Versioni i parë i Red Dragon asht pa pilot, por SpaceX po planifikon me prodhue edhe Red Dragon 2, i cili ka me qenë i aftë me bartë deri në 7 persona në ekuipazh.

Miliarderi Musk nuk e ka mshefë qellimin e tij për me dërgue anijet kozmike në planetin e kuq, por megjithatë deri tash ishte përcaktue nji datë para së cilës planifikohet realizimi i këtij misioni.

Kjo kompani synon me dërgue njerëz në Mars në vitin 2026 dhe Musk thotë se tue ba këtë, munden me e gjetë çelësin e mbijetesës së species sonë në këtë planet.
Duhet me shpërnda specien tonë në planete tjera, sepse rrezikojmë me u shue së ekzistuemi, tha Musk në nji konferencë shtypi para disa kohësh.

E për këtë program edhe NASA asht e ekzaltueme. Kjo e fundit ka me ofrue përkrahje tenike për dergimin e Red Dragon në Mars.

Zavendësadministratori i NASA’s Dava Newman tha se dërgimi i astronautëve në Mars do të perbante nji nga të bamat ma të mëdha të qytetnimit modern. /HuffingtonPost/