Personat me autizëm të harruem nga shteti. Kryeministri mbulon fajet me premtime

I identifikuem në vitin 1943, autizmi asht çrregullim jo shumë i njoftun, prandaj trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetsore e sidomos nji vemendje ma të madhe te femitë që preken nga kjo sëmundje.

Pamvarsisht nevojes që kjo kategori e shoqnisë me pasë vëmendje ma të madhe, në vendin tonë ndodh e kundërta.

Televizioni Rrokum asht angazhue disa herë për me pa gjendjen e të prekunve nga kjo sëmundje e posaçërisht femive.

Ambient i papërshtatshëm, kushtet joadekuate, mungesa e kuadrove, gjendja ekonomike janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen nxanësit autik në shkolla.

E nuk asht kjo e vetmja deshmi së gjendja e personave të prekun me autizëm nuk asht aspak e mirë, sepse edhe shenimi i muejit t’Autizmit nën organizim vetëm të shoqatave, flet shumë se sa të harruem janë ata nga shteti.

Në ditën e parë të shenimit të muejit të Autzmit në Kosovë, në Teatrin Kombëtar, nxanësit e shkollave, mësueset, edukatoret, knuen e vallëzuen e poashtu mbajtën fjalimet e tyne tue shprehë paknaqësinë e injorimit të kësaj dite nga istitucionet.

Derisa dy ditë ma vonë, mbas akuzave të shumta dhe fajësimeve nga prindit e përfaqësuesit e shoqatave të Autizmit, Kryeministri Isa Mustafa, pret në takim Shoqatën “Autizmi Flet” tu’ u premtue atyne përkrahje, por kjo deklaratë i shërbeu atij vetëm për me shue akuzat.

Mirëpo akuzat ndaj qeverisë, nuk u ndalen as në konferencën diskutuese të datës 15 të këtij mueji, të organizueme nën patronatin e Kryeministrit Mustafa, për neglizhencë, mospërkrahje dhe harresën e të prekunve nga autizmi.

E derisa të dhanat flasin për rritjen e autizmit, qeveria deri tash nuk ka arritë me ju dalë në ndihmë as autikëve të deritashëm, prandaj krejt çka i mbetet krejt prindëve, shoqatave, dhe personave të prekun, asht shpresa se nji ditë premtimet qeveritare me u realizue, e mos me mbetë invalidë institucionesh.