Qeveria nuk kujtohet për ditën e Autizmit

I identifikuem në vitin 1943, autizmi asht çrregullim jo shumë i njoftun, prandaj trajtimi i tij duhet me u kthye në prioritet të politikave shëndetësore e sidomos nji vëmendje ma të madhe te femitë që preken nga kjo sëmundje.

Pamvarsisht nevojës së kësaj kategorie për vëmendje ma të madhe, fatkeqësisht, në vendin tonë ndodh e kundërta.

Kjo u dëshmue edhe nji herë sot në shenimin e kësaj dite nga Shoqata e Autizmit, ku përveç femive të shkollave publike, edukatorëve, psikologëve, prindërve e medias, nuk u pa as edhe nji përfaqësues i institucioneve shtetnore.

Krasniqi shtoi se po përgaditen për me nisë ndërtimin e nji qendre të re të autizmit, për të cilën i kanë gjetë fondet, por mbeten në pritje të Komunës e Prishtinës për sigurimin e tokës për objektin.

Femitë me autizëm bashkë me nxanësit e shkollave fillore recituen, knuen e vallzuen për me tregue çlirimin nga paragjykimet ndaj të prekunve nga kjo sëmundje.

Femitë autikë kanë probleme komunikimi, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqnohen dhe fiksohen mbas diçkaje.

Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit – simptomat ma karakteristike te femitë autikë – evidentohen kur ai nis me folë.

E foluna herë mungon, herë asht e vonueme, ose dhe atipike

Bazue në të dhana zyrtare, nga 75 mijë të smunë me paaftësi, 10 për qind e tyne janë femijë, paaftësia e të cilëve mundet me qenë fizike, sensore, neurologjike, psikiatrike, intelektuale ose e natyres tjetër.

Rreth 14-20% e femive paraqesin në stade të ndryshme të jetës, çrregullim të shëndetit mendor.