Ahmeti: Sondazhet janë favor të VV’s, kjo na ban me punue ma shumë, jo me “duer n’xhepa” (video)

Kryetari i Prishtines, njiherit kandidat i VV’s per kryetar në kryeqytet shprehet optimist per zgjedhjet e 22 Tetorit.

“Qytetarët kane mujt me pa per 4 vjet punen tone te ndershme dhe qellimin tone te drejte”, thote Ahmeti në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Ahmeti ka komentue kritikat e ndryshme ndaj tij si kryetar i Prishtines, tue thane se, i vjen mire qe puna e tij asht ba temë, jo vetem ne Prishtine, por edhe ne krejt Kosoven.

“Puna jone ne Prishtine ka qene model se si qeveriset, ndersa qytetari ka mujt me i pa dy lloje te qeverisjes, kete tonen ne kryeqytet dhe te tjerëve ne qeveri”, thote ai.

Ahmeti ne vazhdim ka deklarue se VV’ja ne Prishtine ka arrite me ba qytetarin aktiv, shkruen Rrokum.TV

“Kjo po reflektohet edhe te partitë tjera, qe po mundohen me qitë kandidatë te ri ne moshe, por me mendesi te vjeter”, thote ai.

Tue fole per punen e tij gjate ketij mandati, Ahmeti ka theksue se jau ka kerkue krejt lagjeve ne Prishtine me ja sjell nga tri prioritete.

“Kemi shume kerkesa prej qytetarëve, nuk asht qe kemi arrite me ju pergjigje secilit, por kemi nji avancim te mire”.

Kryetari Ahmeti ne fund shprehet se, krejt sondazhet deri tash tregojne per rezultat te mire te VV’s.

“Kjo na ban me punue ma shume, jo me “duer n’xhepa”./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: