Arban Abrashi: Kemi me ja kthye namin kulturor Prishtinës (video)

“Ne 4 vjetet e kalueme nuk asht ba diçka e madhe me u mbajtë mend”.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll të TV Rrokum, Arban Abrashi, kandidat i LDK’s per kryetar te Prishtines.

Ai ka thane se Prishtines i mungon nji qender kulturore.

“Prishtina ka mbete vetem si qender administrative, ndersa ne fundjave krejt ikin neper vende tjera”, ka theksue Abrashi, qe premton se me qeverisjen e tij ka me ja kthye namin kryeqytetit ne kete aspekt.

Ai ka zbulue edhe pjese te ndryshme nga programi i tij per Prishtinen.

Kandidati i LDK’s per kryeqytetin ka thane se ka shume prioritete me i zbatue gjate mandatit te tij.

“Asnji shkolle nuk asht ndertue gjate kater vjeteve, perkunder qe ka pase buxhet, ndersa Prishtines i nevojiten 7 shkolla”, asht shprehe Abrashi.

Ai ka thane se asht obligim ligjor me u ba harta zonale, ndersa nji gja e tille nuk asht ba prej vitit 2014./Rrokum.TV

Emisioni i plote: