Blakaj: LDK e diaspores nuk merr pjese ne inaugurimin e Thaçit President

“Aty asht esenca, tue i marre parasysh veprimet e LDK’s ne seancen e fundit zgjedhore. LDK mundet me i perngja tana partive te tjera, por jo LDK’s se mahershme. Ma heret LDK e ka ndjeke frymen europiane, e tash funksionon kunder kesaj fryme”, tha i ftuemi ne emisionin Rrokum Roll, nenkryetari i deges se LDK’s ne Gjermani – Sami Blakaj.

 

Tue fole per LDK’n, Blakaj tha se Kryeministri i takon nji gjenerate tjeter, e qysh tha ai, “mos me quejt komunist”.
“Edhe pse insistimi jone ka qene i vazhdueshem me ba nji ure lidhese me LDK’n ne Prishtine, nuk kemi mund me ba diçka te tille”, tha ai, tue shtue se ata vazhdojne me instistue per me marre ndonji bashkepunim.

“Ata te cilet vazhdojne me i respektue parimet e LDK’s te krijueme nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, po largohen nga LDK”, vleresoi gjate bisedes Blakaj.

“Asht e papranueshme”, ishte pergjegja e Blakajt kur moderatori Jupolli ia kujtoi atij disa lajme se po mendohet mbyllja e degeve te LDK’s ne diaspore.

“Asht sfide e madhe kur e sheh qe LDK po udhehiqet prej nalt-poshte, qe domethane merren vendimet nga strukturat udheheqese. Ne vendet demokratike, mbrenda partise merren vendimet nga poshte-nalte”, theksoi ai.

“S’e besoj qe kemi me marre nji ftese te tille”, tha ai gjate bisedes per ceremonine e betimit te Presidentit te zgjedhun Hashim Thaçi.

Blakaj vleresoi se ka ngecje ne vend se nuk po funksionon legjislativi si duhet.

“Definitivisht qendrimi yne asht parimor, dhe kunder koalicionit me PDK’n”, tha krejt ne fund Blakaj.