Çelaj: Si kryetar i Prishtinës kam me ja sigurue nji banesë Shpend Ahmetit, se asht “pa kulm mbi krye” (video)

“Fusha e kultures asht pika ma e dobet e egzekutivit aktual”.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, Lirak Çelaj, kandidat i PDK’s per kryetar te Prishtines.

“Thuejse nuk ka egzistue drejtoria e kultures ne komunen e Prishtines”, thote Çelaj.

Kandidati i PDK’s per Prishtinen ka thane se, hapin e pare qe ka me ba asht Keshilli i Arteve, i cili ka me vendos se qysh ka me shpernda fondin, te cilin komuna ka me ja nda.

“Prishtina ka me pase Teatrin dhe Galerine e qytetit, sepse asht mekat qe kryeqyteti mos me i pase keto dy institucione”, shprehet Çelaj.

Ai, ne vazhdim, tue fole per punen ne Komunen e Prishtines, ka mohue zanat se ai dhe PDK kane qene bllokues.

“Nji vjet e ma shume, Shpend Ahmeti, nuk ka marre pjese ne punimet e Kuvendit, prandaj ai asht bllokues”, thote Çelaj.

Çelaj ka lshue akuza ndaj kryetarit aktual te Prishtines, Shpend Ahmeti, per te cilin tha se, “nuk e gajle pse thote vazhdimisht te paverteta”.

Ma tej, Çelaj ka paralajmerue padi ndaj KEK’ut, sepse, qysh thote ai, po e ndotë Prishtinën, shkruen Rrokum.TV

Ne fund, ai ka thane se, me tre nga kandidatët per kryetarë te Prishtines (Selim Pacollin, Arban Abrashin dhe Arber Vllahiun), njihet personalisht dhe ka fjale te mira per ta.

Per Shpend Ahmetin, thote se nuk asht sjell si kryetar i krejt qytetarëve te Prishtines, por e ka shendrrue Komunen ne nji shtab te VV’s.

“Si kryetar i Prishtines, kam me ja sigurue nji banese ne kryeqytet Shpend Ahmetit, sepse ai ka deklarue se nuk ka shtepi”, ka thane ne fund Çelaj./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: