Fehmi Ferati tregon në Rrokum Roll pse i ka hy garës për kryetar të Mitrovicës (video)

Kandidati i VV’s per kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, tha në Rrokum Roll të TV Rrokum se i ka hy gares per zgjedhjet lokale, per shkak te, siç tha ai, gjendjes se mjerueshme ne Mitrovice.

“Perveç qe u nda qyteti, partite filluen edhe me i nda njerezit”, thote nder te tjera Ferati, ndersa shton se, VV ishte i vetmi subjekt qe ka mbajtë fjalen.

Ferati ka mohue zanat qe ka qene apo asht pjese e PDK’s.

Tue fole per zgjedhjet e 22 Tetorit, Ferati thote se te gjitha sondazhet e qesin ate si fitues.

Ferati ka potencue se shume intelektualë te Mitrovices qe jane shperngule ne Prishtine, jane te gatshem me u kthye me sherbye, bile pa pagë, nese ju ofrohet mundesia per kete.

“Komunikimi asht i vrazhde, perjashtues, ndersa VV ka me rikthy ate ne normalitet”, shprehet Ferati ne fund.

Emisioni i plote: