Gjini: Nuk ekstradohet Ramushi n’Serbi (video)

Ish deputeti i AAK’s, Ardian Gjini ka qene i ftuem ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Me te kryesisht u bisedue lidhun me arrestimin e Ramush Haradinajt ne France dhe me reagimet nga Kosova perkitazi me kete cashtje.

Ai ka thane se neser shpreson qe ka me u lirue lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj, sepse qysh thote ai, faktet jane ne anen e tij.

Gjini vlereson se me kete arrestim po bahet teper edhe per Ramushin, por edhe per Kosoven ne tanesi.

Gjini shprehet se ai nuk guxon me thane qe ka konspiracion prej Kosoves me e mbajte Ramush Haradinajn ne paraburgim.

“Muj me thane, megjithate, se kryeministri Mustafa ka provue me e inkrimunue Ramushin per cashtjen e Radoniqit, per te cilin asht gjykue ne Hage. Nuk i takon me u sjelle ne kete menyre nji lideri shtetnor”, deklaron Gjini.

Ai, gjithashtu thote se, nuk i takon as presidentit Thaçi me i permende rastet e vrasjeve te deshmitareve, tue thane se per kete e kemi edhe Gjykaten Speciale, shkruen Rrokum.TV.

“Ne rastin Haradinaj asnji deshmitar nuk asht vra, keshtu thuhet ne deklaraten e kryetarit te trupit gjykues ne Hage”, thekson Gjini.

“Edhe nese nuk kane pase ndikim keto deklarata ne kete rast, munden me pase ndikim ne shoqni, qe dikush me nis me mendue se mos ndoshta ka dicka reale ne keto deklarata”, thote ai.

“Ne momentin kur asht ndale Ramush Haradinaj ne France me fletarrest te Serbise, kryeministri Mustafa ka qene dasht menjihere me dale ne konference dhe me thane se prej sot i suspendojme te gjitha format e bisedimeve me Serbine”, thote Gjini, tue shtue se, “na s’mundemi me qene inferiore tane jeten dhe Serbia me na akuzue vazhdimisht”.

Gjini ne vazhdim ka sqarue se, as kryeministri e as presidenti i Kosoves nuk kane kontaktue me asnjanin prej AAK’s per ndalimin e Ramush Haradinajt ne France.

“I vetmi qe ka kontaktue ka qene ministri i jashtem Enver Hoxhaj”, ka ba me dije Gjini ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin.

Ai thote se ka pase telefonata prej burreshtetasve te jashtem, tue theksue kongresmenin Eliot Engel.

Tue fole per rezoluten per Ramush Haradinaj, qe nuk u arrite me u votue ne Kuvend, Gjini ka thane se dalja nga seanca ne Kuvend pa u harmonizue teksti i rezolutes asht nji gja shume e keqe.

Gjini ka sqarue se AAK ishte terheke prej pikes se fundit te rezolutes, prej kerkeses per shkarkim te ministres Edita Tahiri dhe tjereve.

“Grupet parlamentare negociojne, kane mujt me negociue edhe te pika per nderpremjen e dialogut me Serbine, sepse AAK ka qene e gatshme me negociue ne kete pike, qofte edhe me i pezullue keto bisedime:, shprehet Gjini, shkruen Rrokum.TV

Gjini mendon se dikujt nuk i ka interesue qe Ramushi asht arrestue, e diksuh tjeter nuk e kupton poziten e deputetit, simbas tij.

Ish deputeti i AAK’s ka ba te ditun ne Rrokum Roll se AAK nuk e ka ne plan me ndejt duerkryq mbas seances se neserme te Ramush Haradinaj ne France, mvaresisht nga verdikti i seances./Rrokum.TV