Grainca: LDK ka ba koalicion me vetveten, i kemi largue inatet dhe ndasitë (video)

Ish deputeti i LDK’s, Blerim Grainca, i ftuem ne Rrokum Roll te TV Rrokum ka thane se, mbas skenarit, qysh e ka quejt ai, interesant te PDK’s me mocionin, i ka sherbye LDK’s me ba koalicion ma s’pari me vetveten.

“LDK duhet me i lane anash divergjencat, sepse jemi lodhe nga politikanet qe kane synime personale, te cilet s’kane asnji merite, por shesin mend me ‘ligjeratat’ e tyne”, ka theksue Grainca.

Grainca ka thane se, doreheqja e Isa Mustafes nga nominimi per kryeminister, tregon se LDK po hapet.

Screenshot_1

“LDK e ka dhane testin ma te mire ne diten kur asht ba mocioni, prandaj askush mos te beson ne teorite e ndryshme kosnpirative, sepse LDK asht e unifikueme”, thote ne mes tjerash, Grainca.

Simbas tij, qytetaret kane me dhane fjalen e tyne qe me vendos se qysh ka punue LDK’ja, shkruen Rrokum.TV

Tue fole per deputetët ‘rebelë’ të LDK’s, ne mesin e te cileve ishte edhe vet Grainca, ai tha se, deri tash nuk ka indikacione se dikush ka me mbete jashte listes.

“99 perqind e deputetëve aktualë jane te perfshimë ne liste, ndersa Keshilli i Pergjithshem e merr vendimin final, sa i perket listes se deputetëve”, sqaron Grainca./Rrokum.TV