Kasapolli kallxon se a ka gjasa Kosova me u kualifikue në Botnorin 2018!

Me redaktorin e sportit ne Televizionin Rrokum, Agim Kasapolli, ne Rrokum Roll u bisedue per ndeshjen e Kosoves me Kroacine.

Ai u shpreh se Kosova bani paraqitje fenomenale kunder Finlandes ne ndeshjen e pare. U deshmue se trajneri Bunjaki kishte ba nji formacion te mrekullueshem ne ate ndeshje, thote Kasapolli tue fole per formacionin e mundshem kunder Kroacise.

Kasapolli kete loje e ka quejt si takim te miqve, sepse sic thote ai, Kosova e Kroacia kane marredhanie te mira.

Sa i perket rezultatit, Kasapolli tha se ne futboll mundet me ndodhe gjithcka, tue mos perjashtue edhe nji fitore eventuale te Kosoves. Megjithate, ai thekson se barazimi ne kete ndeshje asht i barabarte me fitoren per Kosoven.

Prej lojtareve, Kasapolli thote se ne kete loje pret shume nga Rashica.

Kasapolli ka thane se asht befasi e kandshme per te fakti se trajneri i Kosoves po e mban me msheftesi formacionin qe ka me luejt kunder Kroacise, raporton Rrokum.TV.

Sa i perket rezultatit, ai thote se Kosova nuk ka me i pesue gabimet qe i ka ba Shqipnia.

“Nuk besoj qe Kroacia ka me i nxane ne befasi mbrojtjen e Kosoves, edhe pse favorit asht Kroacia”, tha ai ne Televizionin Rrokum.

Kasapolli ka sqarue se lojtaret, te cilet paraqiten ne ndeshje zyrtare me Kosoven, nuk kane mundesi ma me u paraqite per nji perfaqesuese tjeter.

Kasapolli ka thane se qe 10 vjet ne Rrokum ka fole per stadiumet ne Kosove, ndersa sot jemi ne gjendje te tille qe ndeshjen duhet me zhvillue ne Shkoder.

Ai ka thane se ashtu qysh ka parashikue se perfaqesuesja e Kosoves ne basketboll nuk ka me shenue asnji fitore, Kosova ne futboll nuk ka me mujt me u kualifikue ne Botnorin e 2018./Rrokum.TV