Kastrati: Ata që deri dje e pritnin tanë natën te dera me takue Veselin, e ndalën në stadiumin e Llapit (video)

Per ‘incidentin’ e kryetarit te PDK’s, Kadri Veselit, te cilit ju ndalue me hy ne dhomat e deshjes se ekipit te futbollit Llapi, ne Rrokum Roll te TV Rrokum u diskutue me perfaqesuesin e PDK’s, Kadri Kastrati.

“Ne te kaluemen e kane prite te dera tane naten me takue Veselin, te njajtit jane qe ja ndaluen hymjen ne dhomat e deshjes se ekipit te Llapit”, ka thane Kastrati.

Krejt kjo, simbas Kastratit, po bahet per me kallxue autoritet dhe per vota, por si thote ai, Podujeva asht e vendosun per ndryshim.

“Qytetaret e Llapit kane me i ndeshkue ata qe kane qeverise deri tash, ndersa nuk kane punue asgja”, shprehet Kastrati, tue shtue se, PDK synon fitoren ne kete zone.

Simbas Kastratit, ne Llap nuk egziston ma miti i Rugovës, dhe PDK asht e sigurt se ka me pase mbeshtetjen e qytetarëve.

Si nji ish ushtarak, Kastrati ka fole edhe per zhvillimet e fundit ne Ballkan, ndersa ka vnue theksin ne formimin e Ushtrise se Kosoves, e cila qysh thote ai, ka me u perfundue me fitoren e PDK’s.

Ndersa, tue fole per zgjedhjet e 11 Qershorit, Kastrati thote se PDK nuk ka vija te kuqe me asnji perti per koalicion mbas zgjedhjeve.

“Partite qe po i vnojne vije te kuqe PDK’s, e ndrrojne mendjen mbas zgjedhjeve”, thote Kastrati./Rrokum.TV