Kuçi: S’ban me u habit nëse e votojnë 100 deputetë shqiptarë Haradinajn për kryeministër (video)

Shume normale kishte me qene sikur 100 deputetë shqiptarë me ja dhanë voten Ramush Haradinajt.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll të TV Rrokum, zyrtari i AAK’s, Blerim Kuçi.

Kete koment e ka ba tue fole per votimin e Qeverise me ne krye Ramush Haradinajn.

“Ka me pasë vota optimale per formimin e Qeverise nga zotni Haradinaj”, ka theksue Kuçi.

Kuçi ka ba me dije se deputetë te caktuem jashta PAN’it kane deklarue se kane me dhane voten e tyne per Qeverine Haradinaj.

Kuçi konsideron se, LDK e ka mundesine me u ba pjese e nji momenti historik, tue u bashkue me Qeverine, qe ka me drejtue Ramush Haradinaj, per te cilin thote se, asht i vetmi qe mundet me i realizue pritjet qe i kane qytetarët e Kosoves.

Kuçi u kthye te flas per vitin 2014, tue thane se, LDK e refuzoi krijimin e nji blloku te djathte.

“Prandaj, LDK nuk duhet me ba gabime te tjera, por t’i bashkengjitet kabinetit te zotni Haradinajt”, konsideron Kuçi.

Ai parasheh nji te ardhme ne ranie te LDK’s, sepse qysh thote ai, “ata jane mesue me qene pjese e pushtetit dhe s’ka me mujt me i mbijetue qendrimit n’opozite”.

Kuçi ka mohue zanat per kontrabandim te votave nga deputetë te subjekteve tjera.

“Asht fyemje te quhet kontrabandim, nese dikush nga partite tjera kishte me votue per Ramush Haradinajn”, shprehet ai./Rrokum.TV

Per ma shume, kqyreni emisionin e plote: