Selimi: Ndihem mirë që kam mbetë me idealet e luftës, e ndihem edhe ma mirë që s’jam pjesë e të vetquejtunve ‘krahu i luftës’ dhe ‘prontos’ (video)

Qeverine e ka rrxue puna e vet e keqe.

Keshtu ka thane Rexhep Selimi, ne Rrokum Roll te TV Rrokum.

“Qeverina e kane rrxue Demarkacioni, qytetaria aktive, puna e saj e keqe e shume te tjera”, thote Selimi.

Selimi thote se Qeveria nuk e ka permbushe asnji premtim gjate mandatit te saj, derisa e kunderta ka ndodhe me opoziten, sepse premtoi qe, Demarkacioni e Asociacioni nuk kalojne dhe se Qeveria kishte me u rrxue.

Sa i perket mundesise se bashkepunimit me LDK para zgjedhjeve, Selimi ka thane se dje ka pase ma shume spekulime se te verteta.

Screenshot_3

“Nuk ka pase proces per koalicion me LDK’n, sepse ma shume ka pase spekulime se te verteta”, shprehet Selimi, shkruen Rrokum.TV

Selimi ja len fajin disa mediave per presionin e krijuem per zhvillimet e djeshme.

Ai ka thane se VV nuk punon ne bazen e vijave te kuqe, por ne ate te parimeve, çka, simbas tij, po deshmohet edhe tash.

“Koalicionet e ‘aksham pazarit’ jane koalicione te tutes”, ka thane Selimi.

Selimi ka thane se ndihet me fat qe nuk asht pjese a tyne qe po quhen ‘krahu i luftes’, por qe ka mbete me idealet e luftes.

Ai, ma tutje, thote se, VV qe nga fillimi i krijimit te saj, ka pase vazhdimisht rritje.

“Mbas koalicionit PDK-AAK-NISMA, asnjihere s’ka pase ma shume prumje ne Levizjen Vetevendosje”, thekson Selimi, tue shtue se, keta anetare te ardhun, e shohin VV’n si vend, ku munden me pa te ardhmen./Rrokum.TV