Sveçla: Po diskutojmë me secilin deputet të PAN’it për mocionin për rrximin e Qeverisë, shejat jan të mira (video)

Sveçla: Lista Serbe të shpallet organizatë ilagale, e jo të mirret n’gji prej PAN’it!

“Nenad Rikalo s’ka qene pjese e Levizjes KAN (Rrjeti i Akcionit për Kosovën, v.j.) dhe as nuk ka pase ndonji pozite”.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll të TV Rrokum, Xhelal Sveçla i Vetevendosjes.

“Ka mujt me qene ne ndonji koference qe ka organizue KAN, por ai s’ka qene pjese e tij”, shprehet Sveçla, i cili konfirmon se ka qene kryetar i Kuvendit te kesaj Levizje.

Ai thote se ma e keqja asht se ka deshmitarë qe Nenad Rikalo ka qene pjese e njisitive serbe qe kane ushtrue represion ndaj shqiptarëve ne periudhen e luftes ne Kosove.

“Edhe nese kishte me qene pjese e KAN’it, kjo s’kishte me amnistue prej krimeve eventuale qe i ka ba”, thote ai, shkruen Rrokum.TV

Ne vazhdim, tue fole per gjendjen politike ne vend, Sveçla ka thane se VV ka me qene vezhguesi ma i madh i puneve te Kuvendit dhe Qeverise.

Tue fole per “oferten” e deputetit te Nismes per Kosoven, Zafir Berisha, per voten e tij pro rrximit te Qeverise, Sveçla thote se kane me punue me çdo deputet te PAN’it me sigurue vota.

Ndersa, per Listen Serbe, ai mendon se kesaj liste nuk duhen me ju dhane poste udheheqese ne Qeverine e Kosoves.

“Kjo Liste duhet me u shpall organizate ilegale”, perfundon Sveçla./Rrokum.TV

Emisioni i plote: