Zariqi: Muharrem Sfarqa e Agim Aliu duhen me qenë në burg, qe pse! (video)

Xhavit Zariqi, Kandidat i AAK’s per kryetar te Ferizajit, ka thanë në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se, qeverisja e kalueme ka qene pak ma ndryshe, ndersa nuk e mohon se asht investue ma shume.

“Megjitjate, kam dyshime ne cilesine e projekteve, sepse nuk asht mendue per projekte afatgjate”, thote Zariqi, i cili ka sherbye si nenkryetar i Ferizajit gjate ketij mandati.

Ai thote se, ne qytet asht punue pak, ndersa ende ka udhë te paasfalltueme, shkruen Rrokum.TV

Tue fole per gjendjen e arsimit, Zariqi thote se, shkolla jane ndertue mjaftueshem, por cilesia len per te deshirue.

Simbas tij, me Ramush Haradinajn kryeminsiter, Ferizaj me AAK ne pushtet ka me pase mundesi me perfitue investime.

Zariqi ka thane se, Kryeministri Haradinaj ia ka kerkue projektet per Komunen e Ferizajit.

Tue fole per aspektet e ndryshme te zhvillimit ne Ferizaj, Zariqi potencon se zakonisht subvencionet nga Komuna i kane perfitue anetarët e LDK’s.

Ne fund, ai ka lshue akuza ndaj dy kandidatëve, Muharrem Sfarqes të LDK’s dhe Agim Aliut të PDK’s.

“Te dy kane ba punesime te paligjshme të militantëve të partive të tyne me ane te CARITAS’it, e qe realisht te dy duhen me qenë në burg”./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: