Zogaj: PDK po del e para, VV e dyta…LDK e treta….

“E para, nese duhet me u plotesue vendet e zbrazeta kjo s’asht riformatizim, por veç mbushje e vendeve te zbazeta”, tha mysafiri i Fidan Jupollit ne Rrokum Roll, Petrit Zogaj nga Levizja Fol.

“Asht veç ndryshim emnash, qe per mue asht e parandesishme…si per mue, si per qytetaret. Por, puna asht pse po bahet kjo”, tha ai.

Nese kerkohet formatizim, duhet me u ba nga kryet. Zogaj vlereson se edhe vet Kryeministri s’asht i kenaqun me punen e tij gjate kesaj kohe.

“Ka randesi shume çka mendon opinioni, se sa çka asht ne te vertete zotni Veseli”, tha nder tjera Zogaj, tue fole per zgjedhjen e Veselit si i pari i PDK’s.

“Sondazhet qe realizohen shume shpesh ne teren kallxojne qe LDK ka dale e treta, PDK e para, e VV e dyta”, tha ai.

“Besoj qe ka qene nji shkelqim ne 3 mujorin e pare per opoziten, por keshtu s’mundem me thane edhe per 3 mujorin e dyte”, tha ai lidhun me opoziten.

“Asht dashte qe probleme opozita me pase ne 3 mujorin e pare, e jo ne te dytin. Ka qene dashte qatehere me u diskutue te gjitha gjanat”, tha Zogaj, tue shtue se nuk ka shans qe partite opozitare me shkue me nji liste te perbashket.

“S’besoj qe ka me ndodh as lista e perbashket, e as zgjedhjet e parakohshme”, tha krejt ne fund Zogaj.