Tirana mban paraden e 4 të komunitetit LGBT

Për herë të katërt sot, përfaqësuesit e komunitetit LGBT kanë pedalue sot me biçikleta në Tiranë kundër diskriminimit dhe homofobisë.

Organizatorët e manifestimit thanë se duhet ende shumë luftë për me sigurue të drejtat që u takojnë komunitetit LGBT në Shqipni.

Na jemi shumë veta në shesh, por numri i komunitetit LGBT asht shumë ma i madh, – thanë ata, tu’ shtue se të tjerët kanë ende frikë për me dalë.

Në marshin e sotëm nuk kishte asnji përfaqësues të qeverisë shqiptare, por LGBT mori mbështetjen e ambasadorëve të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, si dhe të Mbretnisë së Holandës.

Marshi i sotëm ishte pjesë e manifestimeve për 17 Majin, Ditën Botnore Kundër Homofobisë, e cila ka me u shenue me shumë aktivitete në Tiranë e qytete të tjera të Shqipnisë, të organizueme nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT.