Shkenca vërteton diçka të jashtëzakonshme për fëmitë e parë të lindun

Simbas nji studimi të fundit, fëmitë e lindun të parët janë ma të mençun se vllaznit dhe motrat ma të vogla.

Ekonomistët te Universiteti Edinburgh thojnë se fëmitë të lindun të parët kanë koeficient ma të naltë të inteligjencës se vllaznit e motrat e tyne.

Simbas ekspertëve, kjo mundet me u spjegue me faktin se fëmitë e lindun të parët marrin nga prindët ma shumë stimulim mendor dhe mbështetje në zhvillimin e aftësive të menduemit gjatë viteve të para të jetës.

Studimi, i publikuem te revista “Human Resources”, mundet me e spjegue të ashtuquejtunin “efekt i radhës së lindjes”, ku fëmitë ma të mëdhaj të familjes arsimohen dhe fitojnë ma shumë të ardhuna me kalimin e eviteve, simbas hulumtuesve shkencorë.

 

 

Shperndaje në: