SKANDALOZE: Sondazhi i Index Kosova’s bani te mundun abuzimin me miliona euro!

vlora dhe visar berisha

Drejtori i pergjithshem i Televizionit Rrokum, Migjen Kelmendi, ka shpalose ne Rrokum Roll skemen abuzive te kompanise Index Kosova, te cilet ne bashkepunim me Agjencite e Marketingut Zero Pozitive dhe Pro Media, kane kanalizue buxhetet e marketingut te kompanive nderkombetare ne menyre joligjore ne adresa te tri televizioneve te Kosoves: RTV21 (si perfituesi kryesor), KTV dhe Klan Kosova.

“Ne kete treg te vogel dhe te zorshem me mbijetue nji medium, asht nji buxhet i marketingut i cili vjen prej prodhuesve te medhaj nderkombetare. Ata prodhues kerkojne permes agjencioneve te marketingut qe ta plasojne reklamen e produkteve te tyne ne tregun e Kosoves ne mediat ku ata shohin leverdi”, ka thane Drejtori i pergjithshem i Televizionit Rrokum, Migjen Kelmendi, ne emisionin Rrokum Roll.

‘Keto agjencione nuk munden me i atraktue ato buxhete nese nuk e kane nji sondazh kredibel, qe i garanton prodhuesit se parja e tyne po plasohet aty ku ajo mundet me qene profitabile per produktet e tyne ne treg”, ka shtue Kelmendi.

Kelmendi thote se keto agjenci kane kerkue nga Visar Berisha, pronar i kompanise Index Kosova, dhe grueja e tij Vlora Berisha, drejtore Egzekutive e kesaj kompanie, qe me e ba nji matje/sondazh qe ka me i qitë si ma te shikuemit TV 21, KTV dhe e kane fut tashti se voni edhe Klan Kosoven.

“Na e posedojme nji dokument ku veç ne vitin e kaluem nji nga keto dy agjencione te marketingut ka pase qarkullim vjetor prej 1 milion e gjyse euro”.

Drejtori i pergjithshem i TV Rrokum ka thane se, “keto dy agjenci dhe disa tjera ma te vogla kane kanalizue nji buxhet prej afer 3 milione ne vit, permes sondazheve te rreme te Index Kosova, tue i plasue ne tri televizione (21, KTV dhe Klan Kosova).

Kelmendi e ka akuzue çiftin, Visar dhe Vlora Berisha, se ne bashkepunim me Agjencionet e Marketingut Zero Pozitive dhe Pro Media i kane kanalizue mbi 10 milion euro per 4 vjet ne adresat e tri televizioneve te Kosoves qe u permenden ma nalt.

Kelmendi ne mes tjerash ka thane se e deklaron me pergjegjesi te plote se ne Kosove kurre s’u ba nji matje profesionale per shikueshmenine e televizioneve.

Ne anen tjeter, Drejtori administrativ ne Televizionin Rrokum, Ardian Lama ka thane se metodologjia per matjen e shikueshmenise bahet kryesisht ne tri menyra: anketimi, ato qe quhen ditarë dhe People Matters.

“People Matter ka te baje me ate se ne çdo aparat televiziv vendoset nji pajisje elektronike qe raporton pa nderhymjen e njeriut, se çfare kanali po kqyr”, ka sqarue Lama.

Ndersa, Kelmendi ka shtue se, ky opcion s’asht perdore asnjihere ne Kosove.

Drejtori administrativ ne Rrokum TV, Ardian Lama ka ba me dije se ne krejt vendet e rajonit bahet matja me People Matters.

Per ma shume, ju ftojme me e ndjeke emisionin e plote ne linkun poshte:

 

Shperndaje në: