Ky studim ju kallxon qysh me luftue depresionin

Studim ma i ri ka zbulue se kosi mundet me trajtue depresionin.

Ai përmban bakterin probiotik laktobacilus.

Eksperimentet tek mijtë kanë kallxue se ky ‘bakter i mirë’ ndihmon në letësimin e stresit, depresionit dhe tensionit në gjak.

Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Virxhinia kanë zbulue se ky bakter në zorrë ul nivelet e nji substance në gjak, e quejtun kynurenine, që nxit depresionin.

Ky zbulim i ri, simbas shkencëtarëve, munden me ndihmue në trajtimin e shëndetit mendor në mënyra natyrale, pa pasë nevojë për ilaçe toksike.

 

 

 

 

 

Shperndaje në: